mardi 3 avril 2012

Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare

Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare

Nga Blerim Uka


Niccolò Machiavelli

Për për ta kuptuar më së miri se çka do të thotë shprehja “plane makiavelike” duhet lexuar “Sundimtarin “ e Nikolo Makiavelit (Niccolò Machiavelli, El Principe) në shqip apo në gjuhë tjera që i dini. Por, mos gaboni (në asnjë mënyrë!) ta verifikoni në fjalor apo në Wikipedia fjalën “zakon”!!! Ka rrezik se do ta mësoni faktin se ajo është fjalë serbe e cila e ka në shqip kuptimin “ligj”.

Shtrohet pyetja: Zakonet e Kanunit, a vijnë nga ilirët siç pretendojnë disa? Disa thonë se Kanuni është përmbledhje e zakoneve të transmetuara gojarisht siç ndodh tek popujt që nuk kanë gjuhë të shkruar.

A pi ujë kjo ide? Unë kam mësuar në shkollë (dhe kam dëgjuar shumë shqiptarë duke u mburrur) se dokumenti i parë i gjuhës shqipe, Formula e Pakëzimit, daton nga shekulli i 15, më saktësisht nga viti 1462 dhe vjen  nga Pal Engjëlli, diplomat i Skënderbeut. Si qenkemi atëherë popull pa gjuhë të shkruar që i transmetojmë rregullat e jetës gojarisht?

Një pyetje tjetër e rëndësishme:  Pse Kanuni nuk u shkrua pak më herët se vitin 1934, por vetëm disa vite pasi që Gjon Marka Gjoni e shpalli Republikën e Mirditës dhe i dërgoi Nikolla Pashiqit (Nikola Pasic) në Beograd  kushtetutën me qëllim që Serbia ta njohë shtetin e tij? A e ka lexuar kush atë kushtetutë? A ndodhet ajo në ndonjë arkiv? Ja ku dua të dal me këtë shkrim dhe ja pse e pakëzova me emrin “Planet makiavelike serbe dhe zakonet shqiptare”. 

Po u nisëm nga celula familjare për të krijuar një shoqëri të mirë, shikoni se ku shpie Kanuni:  
(Nëse doni ta lexoni këtë vepër të vogël që ka nja 106 faqe, shkoni në adresën : www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com )


Gjakmarrja ua plas zemrën fëmijëve
 Së pari, burri e blen guan sipas nenit 19 ( nëmes paragrafeve §. 44. et §. 45) ku ndodhen edhe çmimet. Pastaj, duhet të bëhet dasma. Shikoni paragrafet  §. 45 deri  §. 50) se sa kushton ajo ceremoni e të marrëve (që e marrin njëri tjetrin!).

Nusja vjen në shpi dhe formohet celula e re familjare. Lind fëmija i parë, shumë kohë para se të lahen borxhet e dasmës, dhe ai mësohet të jetojë në varfëri. Nuk ka shtëpi, sepse sipas paragrafit 602 të zakoneve tona, shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Në të hyn edhe miku dhe armiku pa ndonjë problem të madh. Shqiptari nuk e ndien veten të fortë në shtëpinë e vet (siç e ndien, për shembëll, një ekipë futbolli kur luan në terrenin e vet) sepse kështu e do zakoni.

Vazdojmë më tutje. Djali që lindi në paragrafin paraprak do të dalë në shoqëri dhe do të gabojë dikund. Në paragrafet  §.660 - §.664 thuhet se kanë filluar gjaqet për arësye se nuk e ngjeu ai që duhet kafshatën i pari apo nuk e piu gotën e rakisë ai që duhet i pari. Ai nuk ka ku të shkojë. Një ditë apo një tjetër, do të  bie në sherr dhe në gjak. Kështu e do zakoni! Kanuni nuk flet askund për mirëkuptim, për mirësjellje, për tolerancë, për respekt të pasurisë së tjetrit, për dashuri ndaj tjetrit...

Pas vrasjes vjen gjakamarrja. Edhe në gjakmarrje ndodhet një lloj biznesi, po të  shikohet me kriteret ekonomike bashkohore. Ndërhyrësit (apo pajtimtarët) marrin të holla sipas paragrafit §.967. Familja e të vrarit e kërcënon me vrasje tjetrën por e ka gjithmonë  në mendje që gjaku të lahet me të holla. Të përfitosh nga vëllau i vrarë është fantasmë e çdo shqiptari që i ka trutë e thartuara nga zakoni. Mos më akuzoni se e teproj këtu! Une njoh njerëz (shqiptarë) të cilët përfitojnë nga zakoni për t'i harxhuar të hollat e të vëllait edhe kur vëllau në fjalë është i gjallë dhe mund t'i harxhojë vetë të hollat e veta. E lëre më kur është i vdekur...

Shqiptarët e zakonit përtojnë të krijojnë pasuri. Të gjithë ëndërrojnë t'i shfrytëzojnë të hollat e dikujt tjetër. Kështu e kemi zakon ne! Por i njëjti zakon, po të shikoni më larg se maja e hundës i shpie shqiptarët që dikush tjetër t'i harxhoje të hollat e tyre. Serbia, në shumicën a rasteve!

Mu për këtë arësye, serbët dhe sllavokomunistët janë përpjekur t’i nënvizojnë zakonet shaiptare në të gjitha mënyrat në shqip, në serbisht, në letërsi, filma, emisione televizive, e tjera. Zakonet tona janë aleatët më të mirë të serbit. Në filmin “Skënderbeau” të realizuar nga sllavokomunistët, mund ta shihni dialogun ndërmjet e Skënderbeut dhe Leke Dukagjinit. Ky dialog është në kundërshtim me historinë.

Në volumin e shtatë të veprës "Illyricum Sacrum", të At Daniele Farlatit, të përkthyer prej Dom Frano Illias, në mes të tjerash bëhet fjalë edhe për tradhëtinë e Lekë Dukagjinit ndaj Gjergj Kastrioti –Skënderbeut: “Lekë Dukagjini, armik i përbetuar i Gjergj Kastrioti - Skënderbeut, në marrëveshje me armiqtë e Kombit (turqit), i kishte nxitur këta që ta shfarosnin popullin e krahinës të cilin Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e kishte nën sundimin e tij. Kur Papa e mori vesh këtë krim të shëmtuar e sakrileg, e pa se çfarë dëmesh do të kishte krishtërimi, dhe pa vonesë u shkruan Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit”

Makiaveli në kryeveprën e tij i sugjeron sundimtarit që ta ketë dredhinë e dheplprës dhe forcën e luanit. Ndërsa shqiptarët (ata burrat e zakonit) e kanë dinakërinë e luanit dhe forcën e dhelprës.  

Por, duhet pranuar se  nganjeherë ndodhin mrekullira kur dështojnë planet makiavelike. Kur serbët, ata që duan që ne të jetojmë me zakon, planifikojnë të nxisin urrejtjen ndërkombëtare ndaj shqiptarëve dhe zhdukjen tonë, organizata më e madhe ushtarake në botë, NATO,  hedh bomba në kryeqytetin e tyre. Planifikohen tollovira deri në paralizim për Tiranën, ndërsa ato ndodhin mu aty ku janë planifikuar, në Athinë. Mund të themi se shqiptarët normalë (jo ata të zakoneve) e sidomos ata të shkolluarit nuk bien lehtë në kurthë. Kanë mbetur vetëm disa (nuk e di si t’i quaj) që na udhëheqin apo që kanë ambicje të na udhëheqin të cilët duhet t'i lënë mënjanë tekat e tyre dhe “zakonet” dhe ta respektojne LIGJIN.

Ky shkrim më është insipruar nga një bisëdë me një bashkatdhetar kosovar. Dihet se gjatë Jugosllavisë së Titos, me emigrimin e kosovarëve në Gjermani e Zvicërr ishte  bërë « zakon » t'i dërgohet vëllaut apo familjes të holla rregullisht. Në mënyrë të tërthortë ato deviza përfundonin në Serbi. Natyrisht ka të tillë (jo vetëm serbët)  që mendojnë se ky është zakon i mirë dhe duhet të ruhet... sa më gjatë që është e mundur!



Pataja, simbol i pavarësisë
 Pas pavarësisë se Kosovës, miku im e ndërron “zakonin”. Kur shkon nga emigrimi në Kosovë për pushime, në vend se t'i japë vëllaut të tij një mijë euro falas, i jep një plan të cilin e kishte përgatitur me kujdes me qëllim që ta ndihmojë të krijojë pasuri dhe që asnjë qindarkë të mos shkojë në Serbi në asnjë mënyrë dhe nën asnjë pretekst!  Kështu, mërgimtari i paguan disa punëtorë dhe merr me qira mjetet e nevojshme që t’i përgatisë të vëllait tokën e djerrë për të mbjellur patate.



Mësojeni përmendësh!
 Pas një rrezistence (normale!) vëllau në Kosovë, pranon që të krijojë pasuri. Tani, ai e ushqen familjen me patatet e arave të të parëve. Në të njëjtën kohë shet patate gjatë tërë vitit. E ka mësuar mirë se si ruhet ajo perime në një dhomë të errët nëpër rafte apo thasë të mëdhenj. Nga një përtac e parazit, vëllau i shokut tim është bërë biznesmen e krenar. Ka arritur ta hapë një biznes të vogël familjar duke e kultivuar një perime e cila nuk merr shume tokë, nuk ka nevojë për shirëse as mulli dhe i ka së paku të gjitha vetitë ushqyese të grurit.

E pyeta shokun tim se a kishte qenë “bisnesmeni” në fjalë në manifestime në kufi me Serbinë kundër importimit të prodhimeve. Ja si u përgjigj: “Zakonisht, vëllau im del në manifestime të tilla por në ato të fundit nuk ka dalur sepse nuk kishte kohë. Në vend se të dalë në manifestime, është manifestuar në arë... për ta përgatitur tokën për prodhime... shqiptare.


FILLIMI  (Te gjitha shkrimet me radhë)
********************
Lexojeni edhe ketë:

Kadare, nobelist me Prillin e thyer ? 


Bekim Haxhiu - Kamishi / Albin Kurti
----------------------------------------------------  
Behgjet Pacolli njësoj si Gjon Markagjoni ?
http://shtypidites.com/12319-behgjet-pacolli-njesoj-si-gjon-marka-gjoni-.html
Behgjet Pacolli njësoj si Gjon Marka Gjoni ?
http://nisediten.com/behgjet-pacolli-njesoj-si-gjon-marka-gjoni/
---------------------------------------------------- 

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire